190 mijë pensionistë pa pension për shkak të koronavirusit?

497
Sigal

Të moshuarit të cilët për shkak të koronavirusit janë të detyruar që të qëndrojnë në karantinë, nuk duhet të shqetësohen për pensionin e tyre, pasi një postier nga posta shqiptare do ua dërgojë në shtëpi. Në një reagim për këtë situatë, Laert Duraj, drejtori i postës thotë se do të aplikohet pa paguar asnjë tarifë, shkuarja e pencionit në shtëpi.

“190 mijë pensionist nuk e kanë marrë ende pensionin nga këta 38 mijë janë në qytet dhe 152 mijë në fshat. 170 mijë pensionistë kanë kontratë që i shkon pensioni në shtëpi kundrejt një pagese 100 lekë. Kjo praktikë e praktikuar deri tani për pensionistët do të aplikohet në pjesën më të madhe të tyre pa paguar asnjë tarifë. Është një proces i vështirë se marrja e adresave kërkon punë, e rëndësishme që në një nga mënyrat e komunikimit, pensionistët të depozitojnë adresën e tyre”.

Si do të veprohet për ata pensionistë të cilët për shkak të karantinës apo fatkeqësisë familjare ndodhen në një qytet tjetër?

“Duhet të ketë aplikuar pranë ISSH mund të aplikosh me letra.Pra të kesh depozituar kërkesën, deklaratë që ti jeton pranë të afërmit apo deklaratë qiraje. E njëjta gjë. Nëse je në listën e ISSH pavarësisht se ke letrat në Elbasan do të trajtojmë si pensionist i Tiranës, e rëndësishme është ku tërheq pensionin”. Drejtori i Postës Shqiptare, sqaron se ky muaj është më i vështiri pasi muaji tjetër falë regjistrimit të adresave të sakta do të ketë shpërndarje më të lehtë dhe më të shpejtë.