Lutfi Dervishi: Strategjia nga lartë ‘bëjmë sikur’. Policia merret me të gjithçka por vetëm me rendin dhe krimin Jo

287
Sigal

Strategjia ‘bëjmë sikur…’

Gazetari dhe moderatori Lutfi Dervishi ka reaguar në lidhje me situatën e rendit dhe drejtësisë në vend, ku sipas tij çdo gjë po bëhet me strategji nga lartë.

Strategji! Që policia të mos merret me punën e saj: rendit publik, i është ngarkuar të merret:

me ndërtimet pa leje, me pyjet, me ndotjen e mjedisit, me korrjen e kanabisit, me shezlonët në plazh, me covid-in, me…Në SPAK janë 14 prokurorë (7 për korrupsionin dhe 7 për krimin e organizuar). Nga 14 njerëz kërkojmë gjithçka (që nga hetimi i bakshisheve, problemeve zgjedhore, etj) me përjashtim të hetimit të korrupsionit në nivele të larta!!!

Edhe SPAK nuk është “naiv”! E kupton lojën “bëjmë sikur…” Dosjet e nxehta i dërgoi në prokuroritë e rretheve!

Dosjen e nxehtë të Bild ia ngeci prokurorisë së Dibrës!

Çështjen e 3.4 milionë euro të “Tojotës” nga Belgjika e cilësoi “mos deklarim të hollash në kufi!!!” dhe ia dërgoi prokurorisë së Tiranës! Kaq!