Kreu i Shoqatës së Invalidëve/ Abdulla Omuri, qeveria flet për rritje pensionesh, por shtresa jonë po diskriminohet. Nuk indekson pagesat që nga 2009

83
Sigal

Mjaft diskriminit të shtresave në nevojë!

Skandali/ Qeveria propagandon rritje pensioni, ndërkohë braktis në mëshirë të fatit njerëzit me aftësi ndryshe, nuk indekson pagesat që prej 2009-ës

Abdulla Omuri

Kryetari i Shoqatës së Invalidëve të Punës

Në momentin kur u shtuan pensionet e pleqërisë  në vitin 2007 me 5 mijë lekë,  indalidët u anashkaluan nga kjo shtesë. Drejtues të qeverisë  së asaj kohe deklaronin se indalidët kanë një trajtim tjetër nga bashkitë. Për shkak të protestave vitin e kaluar dhe para 2 vjetësh, Ministrja Anila  Denaj deklaroi se në vitin 2021 do t’a shtonte në projekt shtimin e pensionit. Por fakti tregon që edhe pse u rritën pensionet e pensionistëve, edhe pse u anashkaluan  në këtë lloj shtese indalidët dhe tetraplegjikët , të verbërit, asnjëherë nuk i është bërë indeksimi i pensioneve të invalidëve dhe  indeksimi i pagesave që marrin nga pushteti lokal, pasi invalidët marrin 3300lekë të reja  nga pushteti lokal si pjesë shtesë e pensionit  të plotë invaliditeti dhe 2020 lekë të reja për invalidët e pjesshëm. Të dyja këto lloj vlerash  nuk janë indeksuar që prej vitit 2009 dhe kjo përbën një skandal, të cilën ministria e ka  pranuar, kryeministri e ka pranuar . Majde në vitin 2013 kryeministri deklaroi në një takim që patëm që do t’i shtonte edhe 10 mijë lekë të vjetra këtyre shtresave , por që në atë periudhë deri më sot çdo gjë ka rënë në vesh të shurdhër , 10 mijë lekëshi nuk u rrit dhe indeksimi i pagesave për invalidët e pjesshëm dhe të plotë nuk është rritur. Ne nuk mund të qëndrojmë në heshtje përballë këtij skandali, çka tregon se do fillojmë të ndërmarrim të gjithë aksionet tona për të realizuar të drejtat tona.

Mjaft më ! U njohëm nëpërmjet medias për miratimin nga Qeveria të buxhetit 2022. Ministrat bënë një konferencë shtypi me gazetarët. Përshtypje na bëri se asnjë fjalë për shtresat në nevojë kryesisht për invalidët e punës, ku 90% e tyre jetojnë me një varfëri ekstreme minus 2 $ në ditë për frymë. Kam dëgjuar shpesh herë Kryeministrin tim që flet për transparencë. Po Ministrat tuaj Z. Kryeministër e dijnë këtë shprehje? Si e miratoni buxhetin pa asnjë konsultim me shtresat në nevojë? A po nuk ka nevojë për transparencë, mjafton të keni pagat tuaja të mira dhe ne të tjerët që lamë shëndetin duke kontribuar në punët më të vështira kur ju studionit në shkolla dhe ne punonim. Mosmirënjohje e madhe ndaj nesh. Diskriminim total. Sa mirë fëmijët tuaj studiojnë në Universitetet më të mira jashtë dhe brenda vendit! Kuptohet keni mundësitë ekonomike. Ndërsa fëmijët tanë janë shumë më të mirë në mësime, në sjellje dhe brenga me e madhe për ne është se nuk kemi kushte ekonomike t’i arsimojmë. Ish Ministrja e Financave me shkresën 1246 prot 2019 na premtoi se 500 lekëshi i mohuar është planifikuar për buxhetin e vitit 2021. Nuk u realizua. Në dhjetor 2013 vetë Kryeministri premtoi rritjen e ndihmës të paaftësisë me 1000 lekë. Nuk u realizua. Indeksohet ndihma e paaftësisë për të gjitha kategoritë e AK dhe për invalidët e punës jo. Boooollë ! Nuk mundemi të durojmë hipokrizinë e MF, me shkelje ligjore duke cënuar buxhetin e invalidëvë të punës dhe duke mbështetur kategori të caktuara me lidhje nepotike apo miqësore. Është e qartë që dikush munde të thotë se kemi bërë për pensionistët. Edhe nëse keni bërë, e keni detyrë. Po 75000 invalidët e punës që kanë fëmijë në ngarkim dhe duhet të kujdesen, si do e përballojnë situatën e krijuar me një pension mujore nga 8000 deri ne 14 000 lekë të reja në muaj ?Askush nuk shqetësohet për këto fakte. Ndoshta do kujtoheni kur ne të mbushim rrugët me trupat tonë në karroca, me paterica e shumë si këto. E ndiejë për detyrë të shprehem, mbas shumë telefonatave të shumë kolegëve të mi invalidë pune që shtrojnë pyetjen:

– Çfarë të keqe ju kemi bërë këtyre drejtuesve të dikastereve që na diskriminojnë financiarisht ? Nuk po përmendim as ligje , as konventa ndërkombëtare, as të drejta njerëzore që për ne invalidët e punës janë sfumuar të gjitha. Edhe pse e kemi patur mundësinq për të dëshmuar në organizmat ndërkombëtare gjendjen sociale , ekonomike të invalidëve të punës, por në asnjë rast nuk kemi dashur të bëhemi pengesë për vendin. Mos  është dobësi kjo ! Nese nuk merren masa për përmirësimi e gjendjes në ditët në vazhdim, hapat tonë do të jenë të shpejtë në rrugët demokratike, për të patur edhe ne invalidët e punës të drejtën për të jetuar dhe për t’ju shërbyer familjeve tona.