“Lungo Mare”, vlonjatët: Projekti është ndryshuar, po e shkatërrojnë Vlorën

1044
Sigal

Ditën e djeshme u vendos sërish në tryezë në maket, projekti i “Lungo Mares” në Vlorë dhe u analizua me detaje nga kreu i Qarkullimit Rrugor për Vlorën. Kjo, pasi projekti i prezantuar nga kryeministri Edi Rama ku fituese u shpall studioja belge “XDGA”, nuk ka asgjë të përbashkët me atë që u paraqit para disa ditësh në sallën e Këshillit të Bashkise nga firma belge me grupet e interesit. Për këtë sot u rivendos në tryezë projekti në maket dhe u analizua me detaje nga kreu i Qarkullimit Rrugor për Vlorën. Shoqata e Ndërtuesve e Arkitekteve, ajo Mjedisore, Dhoma e Tregtise, etj. Ata e kanë kundërshtuar projektin e paraqitur së fundmi, madje deklaruan se do i dërgojnë shkresa deri tek kryeministri. “Bashkia do të bëjë një kërkesë shumë të ashpër, të fortë, ministrisë, qeverisë dhe atij që ka kontratën. Një protestë, një kompeticion, duke firmosur të gjithë sa jemi këtu dhe janë më shumë. Një specialist që vjen nga Belgjika dhe bën një studim për rrugën e Vlorës, Skelë-Ujë i Ftohtë, pa ditur asgjë. Si mund të bëhet një studim i tillë në një rrugë kyçe, para 50 vjetësh është bërë 50 metra e gjërë rruga, tani të bëhet 3 metra e gjërë. Nuk ka lënë më asnjë lloj hapësire tjetër për të bërë diçka tjetër, jo që nuk mund të bëhet më një kalim. Moli këtu është për ata që peshkojnë me kallem, sepse s’ është për të parkuar as jahte, sepse e ha dhe jugu dhe perendimi.Duket sikur na është dhënë një rrugë si për lëmoshë”. Gjithashtu është e rëndësishme që të krijohen ambjente sportive dhe pishina noti në shërbim të qytetarëve. Kreu i operatorëve turistikë Vasil Bedini, duke kundërshtuar projektin e paraqitur ka deklaruar se do të nxisin lëvizjen qytetare, pasi projekti fitues dhe ai që po diskutohet nuk kanë pikë takimi. “Këtë rradhë menduam se do të bëjnë diçka, por qenka me hile dhe kjo rradhë. Duhet të jenë interesa shumë të ngushta të grupeve të caktuara, që e katandisin Vlorën si Rrogozhina. Të vijnë dhe ta hedhin edhe këtë projekt, që kanë vendosur të bëjnë para qytetarëve”, deklaroi Bedini. Ndërkohë projekti i ri i Lungo Mares nuk zgjeron rrugën por fragmentizon aksin aktual. Ngushtimi do të përpjestohet në 2 korsi nga 3.5 metra, një me sens jugun, e tjetra veriun.