DETAJE/ Autorët që i bënë atentat të riut në Vlorë, me kapele dhe maska Covidi. Çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

379
Sigal

Detaje të reja mësohen në lidhje me atentatin që i është bërë mbrëmjen e djeshme 27-vjeçarit Marjo Ferraj në Vlorë, nga i cili fatmirësisht ka shpëtuar pa u lënduar.

I riu është qëlluar sapo ka dalë nga shtëpia, ndërsa e gjithë skena është regjistruar nga kamerat e sigurisë së vendosura në murin e banesës së tij.

në filmimet e kamerave duket një makinë me dy persona që i afrohen të riut dhe e godasin. Drejt Ferrajt ka qëlluar pasagjeri.

Ky i fundit ka parë që autorët kanë qenë me kapele dhe maska covidi, ndërsa plumbat kanë prekur një makinë.

Burime zyrtare nga Policia e Vlorës bënë me dije mbrëmjen e djeshme se në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë ka ardhur një telefonatë nga shtetasi Mario Ferraj, 27 vjeç, banues në Vlorë.

I riu ka kallëzuar se në lagjen “Partizani”, Vlorë, një person ende i pa identifikuar, që qarkullonte me një automjet dyshohet se ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tij por pa i shkaktuar dëmtime atij dhe as kalimtarëve të rastit.

Shërbimet e Policisë, me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë organizuar punën për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.

Janë ngritur pika kontrolli, po këqyren kamerat dhe vijon krehja e zonës. Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.