“Luftë” në burg, shqiptarët masakrojnë grabitësin e njohur grek

275
Sigal

Një prej emrave të njohur të botës së krimit në Greqi është rrahur barbarisht në burg nga shqiptarët.

Sipas mediave greke, sherri ka ndodhur në burgun e Domokosë në Greqi mes disa shqiptarëve dhe grabitësit të njohur grek, Yiannis Dimitrakis.

Mësohet se Dimitrakis është duke u trajtuar në repartin neurokirurgjik për shkak të plagëve të rënda që ka marrë, nga dhuna e shqiptarëve.

Një 39 vjeçar shqiptar pasi kërkoi falje në gjykatë për incidentin, është rikthyer në burg për vuajtjen e dënimit.