Kategoria Superiore/ Luhen 5 sfidat e javës së fundit, shikoni të gjitha rezultatet dhe golat në kohë reale

233
Sigal

Luhen 90 minutat e fundit të sezonit dhe Teuta është më pranë titullit se kurrë. Durrsakët e kanë trenin e fundit me Apoloninë dhe duhet të fitojnë me një gol më shumë në çdo rast nëse Vllaznia gjithashtu mund Laçin. Kështu ka vajtur puna, te një gol më shumë…

“Djemtë e Detit” janë me meritë në krye, edhe pse kanë regjistruar 15 barazime këtë sezon, më shumë se askush tjetër. Humbën rrezikshëm një “finale” me Partizanin në shtëpi dhe për pak i lanë duart, por ja që ky sezon “i çmendur” ua dha edhe një shans. Të fundit, pa dyshim.

FSHF ka vendosur që ceremonia e titullit kampion të jetë gati sot në tri stadiume, duke qenë se matematikisht në garë për trofeun janë katër klube: Teuta, Vllaznia, Partizani dhe Laçi. E gjithë vëmendja do të jetë në “aksin” Ballsh-Durrës-Shkodër. Dy sfidat e tjera janë, Tirana-Skënderbeu e cila do të zhvillohet në stadiumin “Selman Stërmasi” dhe në stadiumin “AIR Albania” Kukësi do të sfidojë Kastriotin që synon mbajtjen e zonës “Play Out” për të provuar me ndeshjen e ardhshme sigurimin e qëndrimit në elitë.

REZULTATET LIVE:

VLLAZNIA-LAÇI 2-0

Marku 25′, Dilaver 59′

TIRANA-SKËNDERBEU 3-1

Seferi 30′, Gjumsi 41’/ Pusi 44′

TEUTA-APOLONIA 6-1

Bregu 16′,  49′, 65′ (p), L.Vila 27′, Arapi 77′  / Mihana 33′

KUKËSI-KASTRIOTI 1-2

BYLISI-PARTIZANI 2-4

Spahiu 26’/ Cara 34′, Kardozo 62′