‘Liqeni i vdekjes’ në Prush – 6 viktima në vitet e fundit, dje humbën jetën dy vëllezër të mitur

265
Sigal

Liqeni i Prushit, ku humbën jetën dy vëllezërit e mitur, cilësohet nga banorët e zonës si Liqeni i vdekjes. Në vitet e fundit aty janë mbytur 6 persona, ndërsa është kthyer në një rrezik për fshatrat përreth. Banorët tregojnë detaje nga ngjarje e djeshme, ndërsa shprehen se u kanë kërkuar vazhdimisht autoriteteve të marrin masa për rrethimin e tij.

Detaje te reja jane zbardhur nga tragjedia qe ndodhi diten e djeshme ne liqenin e Prushit ku dy vellezer të mitur, Mateo Taku 14 vjeç dhe Klevis Taku 10 vjeç humbën jetën teksa po laheshin.

Gjashtë fëmijë të fshatit, kishin improvizuar një lojë me litar në liqenin e fshatit, e cila rezultoi fatale për dy të vegjlit e familjes Taku. Fillimisht u mbyt njëri prej vëllezërve, ndërsa i mituri i dytë humbi jetën duke tentuar të shpëtonte vëllain e vogël.

Kanë qenë fëmijët e tjerë që njoftuan banorët e zonës, por ishte tepër vonë. Banorët e zonës rrëfejnë së fëmijët çdo ditë shkonin në liqen për tu larë, duke rrezikuar jetën

Ndërkohë banorët e zonës e cilësojnë këtë liqen si të rrezikshëm dhe jo rrallë herë kanë kërkuar nga autoritetet që të marrë masa për ta rrethuar për të shmangur këto tragjedi.

U desh ndërhyrja e polumbarëve të RENEA që kërkoi rreth 2 orë derisa gjeti trupat e pajetë të fëmijëve në liqen.

Në gjendje të tronditur fëmijët kanë rrëfyer se tragjedia mund të kishte pasur përmasa edhe më të rënda nëse sdo të kishte qenë një banor i zonës, i cili ka arritur të nxjerrë nga uji dy fëmijë të tjerë, të cilët po ashtu rrezikonin të mbyteshin në tentativë për të shpëtuar shokët e tyre, që tashmë ishin përpirë nga uji i këtij liqeni.

Por ky nuk është rasti i parë, banorët e zonës tregojnë se në vitet e fundit 6 persona kanë humbur jetë në në këtë liqen.