Grabitet një zyrë postare në Tiranë

121
Sigal

Zyrat e një poste private janë grabitur mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘5 Maji’ në Tiranë.

Një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet, bën të ditur policia e Tiranës.

Njoftimi i Policisë së Tiranës:

Më datë 17.05.2023, rreth orës 21:15, në rrugën ‘5 Maji’, një person ende i paidentifikuar, i cili mbante një send të dyshuar si mjet prerës, është futur në filialin e një poste private, ka marrë një shumë parash dhe është larguar me një motomjet.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe  po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e autorit.