Liverpool-Real Madrid, sa vlen të fitosh finalen e Champions League

361
Sigal

Gjithçka është gati për finalen e UEFA Champions League 2021/22. Sot në mbrëmje, në Paris, Liverpool dhe Real Madrid do të përballen në aktin e fundit të kompeticionit, për herë të tretë në histori, më shumë se cilado finale Champions që është luajtur ndonjëherë.

Një sfidë, e cila mbahet mend, është ajo e vitit 2018, kur Blancos fituan 3-1 dhe Salah u detyrua të largohej para kohe nga ndeshja.

Ndeshja do të dhurojë trofeun e fundit të madh të këtij sezoni. Për Liverpool ky do të ishte suksesi i tretë i vitit, pas FA Cup dhe Carabao Cup; kurse për Blancos, trofeu i Ligës së Kampionëve do t’i shtohej atij të La Liga spanjolle, e fituar pas kthimit në pankinë të Carlo Ancelotti.

 

Sa vlen të fitosh Champions League – Shifrat

Por sa vlen të fitosh në nivel ekonomik Champions League. Rrugëtimi në këtë kompeticion ka sjellë në arkat e dy klubeve 15,64 milionë euro si bonus pjesëmarrje.

Këtyre u shtohen edhe të ardhurat nga renditja dhjetëvjeçare / historike: 36,4 milionë për Real Madrid (shifra më e lartë e mundshme mes skuadrave pjesëmarrëse) dhe 22.75 milionë euro për Liverpool-in.

Këtyre shifrave u shtohen edhe bonuset për rezultatet në fazën e grupeve – 15 milionë euro për Blancos dhe 18 milionë euro për Reds-at e më tej çmimet për arritjen në fazën e 1/8, çerekfinale, gjysmëfinale dhe në finale, e cila do të zhvillohet sot në mbrëmje në “Stade de France”.

Bonusi për arritjen në finalen e Champions League është 15,5 milionë  euro duke e çuar totalin – për momentin – më shumë se 133 milionë euro për Real Madrid dhe më shumë se 120 milionë euro për Liverpool.

Fitimi i trofeut do të sillte në arkat e fituesve  8 milionë euro shtesë, duke marrë parasysh 4.5 milionë euro për suksesin në finale dhe 3.5 milionë euro që do të fitojnë klubet në edicionin e ardhshëm të Superkupës së Europës, e cila vë përballë fituesit e Champions League dhe Europa League.

Në këtë kuptim, Real Madrid është klubi që do të fitonte më shumë se të gjithë, duke arritur në kuotën 141,5 milionë euro, ndërsa Liverpool, në rast se do të fitonte trofeun e Champions League, do të “ndalet” në pak më shumë se 128 milionë euro.

Krahasuar me shoqërinë spanjolle, Reds-at paguajnë në thelb të ardhura më të ulëta nga renditja dhjetëvjeçare/historike.

Liverpool Real Madrid
Bonusi i pjesëmarrjes 15,64 15,64
Renditja historike 22,75 36,4
Bonusi i rezultateve 18 15
Market pool 15,8 18,3
Bonusi në fazën e 1/8 9,6 9,6
Bonusi në çerekfinale 10,6 10,6
Bonusi në gjysmëfinale 12,5 12,5
Bonusi për arritjen në finale 15,5 15,5
Kampionët e Eurupës 4,5 4,5
Bonusi Superkupës* 3,5 3,5
TOTALI 128,39 141,54