Liqeni Artificial në gjendje kaotike dhe jashtë vëmendjes së Bashkisë së Tiranës

484
Nëse vendos të bësh një xhiro çlodhëse tek Liqeni Artificial, ose siç quhet ndryshe “mushkëria e kryeqytetit”, duhet të mendohesh dy herë, sepse ke frikë nëse do çlodhesh apo do mbushesh me mllef gjatë kohës që do e vizitosh. Ka shumë probleme me të cilat mund të hasesh gjatë kohës që bën dhe xhiron çlodhëse në këtë pjesë të qytetit. Do të ndeshesh shpesh me papastërti të bëra në disa raste nga vetë kalimtarët, të cilët hedhin mbetje përtokë, do të ndeshesh me stola të thyer dhe kosha të prishur. Do të ndeshesh me degë pemësh të thyera, të pa pastruara nga mirëmbajtësit, të cilët rrallë herë e vizitojnë këtë “mushkëri të kryeqytetit”, do të ndeshesh me ndërtesa të braktisura, të cilat ndodhen përgjatë rrugës, të cilat janë thjesht gërmadha, që së fundmi po përdoren si banja publike, do ndeshesh me ujin e papastër të këtij liqeni të vogël, madje mund të ndeshesh edhe me makina nga hyrja tjetër e këtij liqeni, edhe pse në fund të kësaj rruge ekziston një kabinë ku duhet të jetë një polic, i cili duhet të bëjë ndalimin e automjeteve në këtë zonë, por që prej vitesh këto kabina janë braktisur, për t’i lënë të qetë drejtuesit e automjeteve të futen në brendësi të “mushkërisë së kryeqytetit”. Vetë vizitorët e këtij parku, shprehen se gjendja në këtë pjesë të kryeqytetit nuk duhet të jetë e tillë dhe se duhen marrë masa nga bashkia për rregullimin e kushteve të kësaj hapësire, e cila gjendet fare pak kilometra larg nga qendra e Tiranës. Një tjetër problem që haset në këtë pjesë të qytetit është dhe problematika e qenve të racës, të cilët nxirren në këtë zonë nga pronarët, por pa i pajisur me maska, për sigurinë e kalimtarëve. Vetë pronarët e këtyre qenve shprehen: “i lëmë lirshëm, pa maska, sepse e dimë që nuk janë të rrezikshëm”. Por a mund ti besohet një qeni… Në lidhje me të gjitha këto problematika, të cilat hasen në këtë zonë të kryeqytetit, duhet ndërhyrja e menjëhershme e bashkisë për t’u dhënë një zgjidhje, nëse duan që Liqeni Artificial të vazhdojë të quhet “mushkëri të kryeqytetit”.
Sigal