Lidhje të paligjshme me ujin, nis procedimi penal për 2 persona

551
Efektivët e policisë në Komisariatin nr 1 dhe nr 6 në kryeqytet filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të dy personave, konkretisht D.K., 48 vjeç, dhe Q.Xh., 28 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Gjatë kontrollit të kryer në biznesin e tyre nga Punonjësit e U.K Tiranë, u konstatua se kanë bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit”.
Sigal