Infermieri në Fier ia bën injeksionin pacientit në lokal

264
Sigal

Pamje të rënda kanë qarkulluar në internet ku tregohet se si mjekët dhe infermierët tanimë po ua bëjnë injeksionet pacientëve edhe nëpër lokale.

Një video ku një infermier i bën një injeksion një pacienti, është xhiruar sot në një lokal në qytetin e Fierit. Të jetë bërë shkak mungesa e vendeve të lira nëpër spitale e qendra shëndetësore?

“Çfarë ti bëj unë o vëlla? Po ku ta çoj ore”– dëgjohet t’u thotë infermieri të pranishmëve në lokal, duke lënë të kuptohet se nuk ka ku i mjekon pacientët. Ai u kërkon atyre të mos e filmojnë.