Librazhdi në terr/ Stuhia dëmton linjat e Tensionit të Mesëm

481
Sigal

Moti i keq me shi e erë të fortë, ka sjellë probleme në rrjetin shpërndarës të energjisë në vend, ku, sipas OSHEE, janë shkatërruar një numër i konsiderueshëm shtyllash elektrike dhe disa kilometra përcjellës të rrjetit.

Situata më problematike paraqitet në rrethin e Librazhdit, ku si pasojë e erërave të forta janë thyer disa pemë, të cilat kanë dëmtuar linjat e Tensionit të Mesëm 6 Kv të fiderave 3 në Nënstacionin Elektrik të Përrenjasit që furnizon me energji një pjese të qytetit të Përrenjasit dhe zonën e Njësisë Administrative Stravaj.

Nga rrëzimi i pemëve janë këputur gjithashtu edhe mjaft përcjellës, ndërsa është ndërprerë energjia edhe fiderin nr 6 po në Nënstacionin Përrenjas, që furnizon me energji zonën e Qukësit, Berzeshtës, Fanjës, Karkavecit etj.

Sipas OSHEE, grupet e punës po punojnë për riparimin e dëmeve.