Merr fund arratia e të riut pas 2 grabitjeve, u kap duke u fshehur me…

260
Sigal

Kristi Çinari, i dyshuar si autorë i grabitjes së Kredo.al dhe një farmacie në Tiranë, ka rënë në prangat e policisë ditën e sotme.

21-vjeçari u kap duke përdorur një mjet identifikimi kosovare të falsifikuar, me emrin Blerim Krasniqi, duke u munduar të fshehë identitetin e tij të vërtetë.

Grabitja e Kredo.al ndodhi më 23 janar në Tiranë, në rrugën “Bardhyl”, ku i riu mori mbi një milion lekë të vjetra, duke kërcënuar punonjësit.

Më pas ai grabiti një farmaci pas shkollës “Sami Frashëri”, më 23 janar.