Lezhë, taksistët protestojnë kundër konkurrencës ilegale

623
Drejtuesit e mjeteve taksi “8+1” në Lezhë, që janë të liçencuar dhe paguajnë tatimet, kanë kërkuar nga bashkia e qytetit ndërhyrjen për të ndalur konkurrencën nga mjetet ilegale. Në këtë zonë ka shumë linja që mbulohen nga mjetet taksi të paliçencuara dhe që nuk respektojnë asnjë rregull në transportin urban dhe interurban. 
Taksistët janë takuar me kryebashkiakun e Lezhës, Fran Frrokaj, i cili tha se ka nisur puna për hartimin e një plani i cili do të rregullojë linjat e transportit për çdo njësi administrative. “Të gjithë drejtuesit e mjeteve të transportit që deri me sot nuk kanë paguar detyrimet ndaj shtetit duhet të regjistrohen, në të kundert do t’iu duhet të largohen nga tregu”, tha Frrokaj. Edhe më herët drejtuesit e këtyre automjeteve janë ankuar për për konkurrencën e pandershmë që sipas tyre po i çon drejt falimentimit.
Sigal