Lezhë, kishin ndarë drogën gati për shitje, arrestohen dy vëllezërit

482
Sigal

Policia e Lezhës ka vënë në pranga dy vëllezër, pasi u kapën teksa tregtonin lëndë narkotike.

Burime zyrtare bënë me dije se shtetasit me inicialet K.Gj., 20 vjeç dhe E.Gj., 22 vjeç, banues në Lezhë shpërndanin lëndë narkotike në doza të vogla.

Si rezultat i kontrollit në lagjen “Besëlidhja”, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një sasi lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 37 doza të vogla, si dhe një sasi lekësh të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë në ngarkim të tyre për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.