Lejohet qarkullimi me kolaudim të skaduar, por policia të penalizon rëndë pa siguracionin

329
Sigal

Drejtoria e Policisë Rrugore ka nxjerrë sëfundmi një vendim në lidhje me qarkullimin e mjeteve që i ka përfunduar afati i kontrollit teknik.

Përmes urdhrit do të lejohet të lëvizë çdo mjet që ka autorizim edhe nëse i ka skaduar afati i kontrollit teknik, megjithatë nuk do të tolerohet askush pa siguracion.

Rrjedhimisht, çdokush që ka një siguracion të skaduar duhet ta rinovojë atë, ndërsa deri në përfundimin e krizës së koronavirusit policia nuk do të nxjerrë probleme për kontrollin teknik.