‘Legalizimi i kanabisit’/ Eksperti holandez: Djalli fshihet te ky detaj

308
Sigal

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka shkaktuar sërish një stuhi me reagime, pasi propozoi legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor.

Opozita thotë se propozimi vjen për qëllime elektorale. Kurse një ekspert holandez, thotë se duhet parë me kujdes propozimi.

Tom Blickman, ekspert për reformimin e politikave për drogën në Institutin Transnacional në Amsterdam, thotë se djalli fshihet në detaje.

“Detajet e propozimit shqiptar janë ende të paqarta, por përfshirja e ‘këshilltarëve të huaj’ në hartimin e ligjit më bën që të dyshoj se nga legjislacioni do të përfitojnë korporatat e huaja të kanabisit dhe jo kultivuesit e vegjël që janë përfshirë në tregun e paligjshëm”, thotë ai.

Blickman thotë se kanabisi mjekësor për tregjet evropiane duhet të përputhet me standarde të larta rregullatore dhe, se me një numër shtetesh në rritje që duan të përfitojnë nga ky veprim, çmimet mund të ulen dhe fitimet për këto shtete të bien.