Zbarkoi në Itali për të ndjekur ëndrrën, ndërron jetë në moshë të re

359
Sigal

Joseph Bouasse Perfection ka ndërruar jetë nga një atak kardiak.

21-vjeçari disa vite më parë luajti për Primavera të Romës

Mesfushori me origjinë nga Kameruni ishte blerë nga Walter Sabatini dhe ka luajtur dhe me skuadrën e Vicencës në Serinë B.

Historia unike e Joseph Bouasse

Historia e Joseph-it të varfër është me të vërtetë unike. Në vitin 2013 kur ishte vetëm 15 vjeç Perfection arriti në kryeqytetin e Italisë, Romën me qëllimin për të realizuar ëndrrën e tij që ishte të bëhej një futbollistë i njohur. Por ata që i kishin garantuar një vend të sigurtë në një ekipi futbolli e kishin mashtruar,.Dhe Joseph e gjen veten pa para në Romë i detyruar të flinte në rrugë. I kërkoi ndihmë disa qendrave të pritjes të cilët i thanë se mund të luante me Liberi Nantes një shoqatë sportive amatore që garanton qasje falas në sport për atë që kërkojnë azil politik dhe refugjat. Ai filloi të luante tregoi cilësitë e tij dhe një sinjal i vjen nga skuadra e Romës që pasi e shikuan e testuan në një ndeshje miqësore e huazuan.

Po kush ishte Joseph Bouasse?!

Një histori unike e djalit fatkeq që u braktis në stacionin e Terminit dhe më pas përfundoi në Liberi Nantes ne të cilin luajti në kategorinë e tretë para se të rregjistrohej tek skuadra e Romës. Përtej disa seancave stërvitore me të madhin Francesco Totti dhe me tërë skuadrën, Perfeksion nuk kishte shumë hapësirë në skuadrën verdhekuqe, me të cilën ai luajti tre ndeshje të’ Coppa Italia Primavera’. Ai nuk arriti të ngjitej në ekipin e kategorisë së parë dhe më vonë u huazua nga Vicenza. Me venedikasit ai gjithashtu luajti një ndeshje në kampionatin Serie B (më 25 shkurt 2017 kundër Avellino), ai gjithashtu luajti një seri ndeshjesh me ‘Primavera’ të kuqëve dhe të bardhëve. Ai gjithashtu bëri audicion për Livorno, por nuk e bindi klubin.

Image