Laprakë – Banorët: Jemi pa energji, kabllot elektrikë kanë marrë flakë

455
Sigal

Një zonë e Laprakës nuk ka energji elektrike mbrëmjen e sotme. Por, kjo nuk është e gjitha. Banorë të kësaj zone kanë raportuar pranë Jeta Osh Qef se kabllot e energjisë elektrike kanë marrë flakë. Banorët kanë thënë se askush nuk përgjigjet pavarësisht telefonatave për ndihmë.

“Në këto momente një pjesë e Laprakës është pa drita. Gjithashtu kanë marrë flakë telat dhe po digjen gjithë rrjetet. Banorët s’dinë çfarë të bëjnë, na kapi frika, por askush nga emergjencat nuk përgjigjet”, shkruan raportuesi.