Ilia Stefo do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Kolonjës, Rama: Superfitore!

474
Sigal

Ilia Stefo, i koalicionit Aleanca për Shqipërinë Europiane do të jetë kryetari i ri i bashkisë së Kolonjës. Stefo i cili kandidonte përballë kandidatit të opozitës, Dritan Hajro mori mbi 2 mijë vota më shumë.

Në një deklaratë për mediat, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e zgjedhjeve. Sipas KQZ, “Ilia Stefo ka marrë 62.9% të votave, Dritan Hajro 37.1%. Kandidati i ASHE, Stefo ka marrë më shumë vota. Presim të marrim materialet zgjedhore nga KZAZ Nr.73”.

Sakaq, kryeministri Rama ka përshëndetur fitoren e Stefos në këto zgjedhje. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama falënderon qytetarët e Kolonjës për besimin e treguar me votë.