LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Krujë, dyshohet për një viktimë

155
Sigal

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar këtë mbrëmje në Krujë. Dyshohet se një person ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta. Kjo vrasje e dyshuar, thellon bilancin e krimeve në 24 orët e fundit.

Një ditë më parë një vrasje u shënua në Sarandë, një në Elbasan ndërsa ditën e sotme dy persona u vranë në Vlorë.