Lufta në Ukrainë ka hyrë në një fazë të rendësishme me rusët që tentojnë të thyejnë rezistencën e vendaseve në lindje dhe me ushtrinë ukrainase që duket se do të fillojë një ofensivë për të çliruar jugun.
Por, për të bërë këtë, ukrainasve u duhet që të shkatërrojnë linjat e furnizimit të rusëve në zonën e Krimesë. Një ndër lidhjet kryesore të Krimesë më Rusinë është pikërisht ura në ngushticën Kerch, e cila tashmë është vënë nën vëzhgimin e ukrainasve.
Керчь, пво, тревожно pic.twitter.com/LigEOpIM4w
— IgorGirkin (@GirkinGirkin) August 18, 2022
Mediat lokale raportojnë për raketa të lëshuara nga rusët në drejtim të qiellit për të goditur raketat ukrainase apo dronë që janë afruar për të zbuluar më shumë për aktivitetin e ushtrisë pushtuese.
Disa raketa ruse janë nisur pak minuta më parë, ndërkohë që mbrojtja ajrore është në alarm pasi ukrainasit mund të sulmojnë me raketat e famshme HIMARS, të cilët u përdoren edhe për shkatërrimin e urave mbi lumin Dnipro pranë Khersonit, gjë që ka bërë të bllokohen dhjetëra mijëra ushtarë rusë përtej lumit.