E rëndë në Kurbin/ Ra në kanalin vaditës, ndërron jetë 51-vjeçari

203
Sigal

Një 51-vjeçar ka ndërruar jetën në mënyrë tragjike mbrëmjen e sotme në Kurbin.

Ai ka rënë aksidentalisht në një kanal vaditës dhe ka ndërruar jetë.

Ylli Tafili, 51 vjeç u dërgua nga familjarët me urgjencë në spital, por në momentin e mbërritjes mjekët kanë konstatuar se ai nuk kishte shenja jete.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të saj.