LAJM I FUNDIT/ Merr flakë banesa në Lezhë, ja çfarë raportohet

121
Sigal

Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Pllane të Lezhës.

Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për shtëpinë e shtetasit Besim Demaj, e paraprakisht dyshohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.

Një pjestar i familjes ka marrë lëndime të lehta teksa përpiqej të shuante flakët. Kjo familje një ditë më parë kishin gëzim familjar ndërsa sot shtëpia e tyre ka mbetur e shkrumbuar.