Laert Haxhiu refuzon takimin me përfaqësuesit e Ambasadës Shqiptare në Burgun e Athinës

56
Sigal

Lart Haxhiu ka refuzuar takimin me perfaqësues të Ambasadës Shqiptare në Burgun e Koridhalos në Athinë, ku do të vihej në dijeni për procesin që po mbahet në Gjykatën e Posaçme për vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës në vitin 2017.

Në seancën e së enjtes, avokati Detar Hysi i kërkoi gjykatës që të njoftohej edhe një herë Haxhiu, por gjykata këmbënguli që procesi të vijonte duke deklaruar mungesën e të akuzuarit duke urdhëruar edhe avokatin që të mos dilte nga salla e gjyqit.

Më pas avokati Hysi kërkoi të hiqte dorë nga mbrojtja, por për disa herë u refuzua nga gjykata.

Ndërkohë seanca e radhës do të mbahet më 20 tetor në orën 14:30.