Myzejen Konduri: Kolosi Ismail Kadare

Ndikimi i forcës së Mesazheve të Kolosit të Vargjeve e Prozës , unikal në Modelin Krijues, do t’i përcillet Brezave. KADAREJA, do të mbetet Institucioni i Frymëzimit, Edukimit me Artin Elegant, që na ka bërë Krenar si Komb në mbarë Botën me kënaqësinë emocionale që i ka dhënë lexuesve.

Me dhimbjen e çdo Shqiptari që psherëtin mes lotësh për ndarjen nga jeta të Kolosit të Letërsisë Shqiptare e mallkojnë vdekjen, i bashkohem kësaj dhimbje, me këtë shkrim homazh. Po ISMAIL KADARE, me Mrekullitë e Penës së Tij Universale, mbuluar me Mantelin e Lavdisë, do mbetet i Pavdekshëm.
Gjeniu Kadare, me elegancën e Gjuhës Shqipe, përkthyer në 40 gjuhë të Globit, shkëlqeu me fuqinë e forcës së fjalës, e gjuhën e figurshme që lartëson virtytet e Popullit Tonë, mbetet i freskët në kohë.
Ndikimi i forcës së Mesazheve të Kolosit të Vargjeve e Prozës , unikal në Modelin Krijues, do t’i përcillet Brezave. KADAREJA, do të mbetet Institucioni i Frymëzimit, Edukimit me Artin Elegant që na ka bërë krenar si Komb në mbarë Botën me kënaqësinë emocionale, që i ka dhënë lexuesve.
Vlerat Artistike të Gjeniut, shtjelluar me stilin Kaderjan, me Mendjen e Tij të Mprehtë e Talentin e Pakrahasueshëm, e ka vënë, në Piedestalin e Krenarisë Kombëtare. Fuqia e Temave e Personazheve që nga ” Kronikë në Gur”, ” Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur”, ” Dimri i Vetmisë së Madhe”, ” Kështjella”, ” Darka e Gabuar”, ” Gjakftohtësia” etj, Shkëlqeu anembanë Globit.
Ndërgjegja e Tij Individuale, Patriotike, për të kaluarën e të tashmen, ku disa ngjarje, Ismail Kadare i ka përjetuar në kohë të shkuar e të tashme, bërtet e na paralajmëron, që të jemi të ndërgjegjshëm përballë Vetes & Historisë.
I Madhi Kadare, nuk heshti edhe kur Kosova përplasej në kurthet e Politikës së Errët të Serbisë. Me Identitetin e Tij, ISMAIL KADARE, është bërë Emblemë e Artit Shqiptar në Botë.
Jo rrallë, Ai zgjidhte Vetminë që në kontakt me Frymëzimin, sillte Magjinë e Ngjarjeve që lëvizin në kohë.
Perlat e Krijimtarisë së KADARESË, do të jenë Vlera te Trashëgimisë për Brezat.
Helena, Oksigjeni i Gjeniut Kadare, me lotët e dhimbjes e vetullngrysur nga zemërimi pse Vdekja ia mori Dashurinë e Jetës , do të strehohet në Madhështinë e Dashurisë së saj të vetme.
Dy Vajzat e Tij të Mbara, të pafajshme në këtë humbje, do të frymojnë me lotët margaritarë për Babain e Shtrenjtë që i ka mbuluar me Krenari.|
Të zgjedhësh Fjalët më të Arta, për Kolosin Ismail Kadare, janë pak. Mëndjendrituri , Atdhetari Kadare, do të mbetet një nga Korifejtë e Nënë Shqipërisë…e Kombit Tonë.

Sigal

*Foto dhe karikatura nga Mjeshtri Arben Meksi