Ky është qyteti më i ri që i shtohet hartës së koronavirusit në Shqipëri

76

Hartës së koronavirusit në Shqipëri i është shtuar edhe Tropoja gjatë 24 orëvë të fundit me dy raste.

Mjekja e ISHP, Eugena Tomini raportoi se gjatë 24 orëvë të fundit janë konstatuar 28 raste të reja me koronavirus duke e çuar numrin total të të prekurve në 174.

Deri më tani, në spitalin Infektiv janë shtruar 73 persona, 3 prej të cilëve janë në terapi intensive. 2 prej tyre janë të intobuar.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste
– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste