Detaje/ MSH: Pse e humbi betejën me koronavirusin 71-vjeçarja nga Tirana. Në Infektiv edhe 2 të intubuar

344
Sigal

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, viktima e gjashtë në Shqipëri.

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije detaje mbi rastin, duke konfirmuar se gruaja e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv ishte në terapi intensive, me frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Ajo po ashtu vuante nga hipertensioni.

“Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme ndërroi jetë një paciente 71-vjeçare nga Tirana, e konfirmuar me COVID-19, e shtruar në spitalin Infektiv, në terapi intensive, në frymëmarrje të drejtuar (respirator).

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, 71-vjeçarja me hipertension, e shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv, nuk arriti të mbijetojë. 71-vjeçarja është viktima e gjashtë e prekur nga COVID-19 në Shqipëri”, sqaroi MSH.

Mësohet gjithashtu se “Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste janë në terapi intensive 2 janë të intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente”.