Krimi makabër/ Kunata kishte urdhër mbrojtjeje, autori ishte…

465
Sigal

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një familje në Paskuqan, ku pas një konflikti kunati ka qëlluar për vdekje kunatën e tij.

Eredet Çapoku (në foto) ka goditur me sende të forta kunatën e tij, 30-vjeçaren Enkeleda Çapoku, duke e lenë këtë të fundit të vdekur në vend.

Policia bën me dije se Eredet Çapoku e ka qëlluar me shkop druri kunatën e tij dhe Enkeleda Çapoku ka ndërruar jetë prej plagëve. Viktima e ka denoncuar para 6 muajsh në komisariatin e Kamzës pikërisht të kunatin, Eredet Çapokun dhe policia i ka komunikuar këtij të fundit të qëndrojë larg Enkeleda Çapokut.

Autori ishte një person problematik në zonën e Paskuqanit përdorues i alkoolit. Ai ishte përfshirë shpesh në zënka me persona të ndryshëm.

Kanë qenë të afërmit të cilët kanë njoftuar policinë për vrasjen dhe i kanë treguar detajet. Fill pas kësaj Policia ka shpallur në kërkim autorin e vrasjes Eredet Çapokun.