Kushtetuesja rrëzon kërkesën e Nishanit për pezullimin e ligjit për pronat

484
Këtë të enjte Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, me objekt shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën të ligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe pezullimin e zbatimit të këtij ligji. Kuvendi rrëzoi dy muaj më parë (21 janar) dekretin e Presidentit që ktheu për rishqyrtim në parlament ligjin në fjalë, duke lënë në fuqi atë të miratuar më 4 dhjetor në seance parlamentare. Kreu i shtetit nuk u ndal, e më pas e vijoi betejën ligjore duke e ankimuar ligjin në Gjykatë Kushtetuese.
Sigal