Dënohet me 11 vite burg “Gëzimi i Kashtës”

802
Pas plot 17 vjetësh proces gjyqësor Gjykata e Napolit ka dhënë vendimet për bandën italo-shqiptare që trafikonte kokainë dhe herorinë nga Shqipëria, për të shpërndarë më pas në tregun e Barit, Sienës, Frosinones dhe Napolit. Dënimin më të rëndë e ka marrë Gëzim Salillari, i njohur ndryshe edhe si “Gëzimi i Kashtës”, për shkak të lokalit që kishte në pronësi në plazhin e Durrësit. Salillari është dënuar me 11 vjet burgim. 10 vjet burgim janë dhënë për italianin Ciro Riçiardi, 9 vjet për Luigi Sansò dhe 4 vjet dhe 20 mijë euro gjobë për Gaetano Spavone. Ndërkohë shqiptari tjetër Musa Murataj dhe italianët Claudio Effuso dhe Mario Maione janë shpallur të pafajshëm.
Sigal