Rektori i ri i UT, Mynyr Koni: Bota jonë akademike i përket një tjetër morali

559
Një ditë pasi u zgjodh rektor i Universitetit të Tiranës, akademiku Mynyr Koni ka falënderuar kolegët dhe studentët që e mbështetën në zgjedhje. “Ky proces dëshmoi fuqishëm se bota jonë akademike i përket një tjetër morali dhe ka krejtësisht një tjetër dimension! Në mënyrë të patjetërsueshme akademizmi është i pacënueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij! Nëpërmjet këtij procesi UT vërtetoi edhe një herë tjetër se është një familje e madhe me moral të shkëlqyer ndaj votës”, shkruan Rektori Koni në faqen e tij zyrtare ne “Facebook”. 
STATUSI I PLOTE I MYNYR KONIT
Të nderuar kolegë! Të dashur student! Gjendem sot përpara jush me përgjegjësinë më të madhe ndaj institucionit arsimor lider, Universitetit të Tiranës, si dhe ndaj gjithë shoqërisë shqiptare. Gjendem sot para jush me bindjen, forcën e gatishmërinë për të vendosur në zbatim gjithçka kemi ndarë së bashku përgjatë javëve të fushatës. Këtë përgjegjësi ma besuat ju! Të dashur miq, ju shpreh përulësisht falenderimet më të sinqerta për mbështetjen e pakushtëzuar tuajën që kam ndjerë në gjithë këto ditë e që u finalizua dje në ditën e votimeve. Ky proces dëshmoi fuqishëm se bota jonë akademike i përket një tjetër morali dhe ka krejtësisht një tjetër dimension! Në mënyrë të patjetërsueshme akademizmi është i pacënueshëm nga çfarëdolloj nisme apo tentative për t’i ndryshuar udhë atij! Nëpërmjet këtij procesi UT vertetoi edhe një herë tjetër se është një familje e madhe me moral të shkëlqyer ndaj votës. Ky proces zgjedhor u karakterizua nga fillimi gjerë në fund nga qytetaria dhe pozitiviteti, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës. Kjo është fitorja më e madhe që mund të kërkonim, fitorja e përbashkët që na përket të gjithëve pa dallim! Të gjithë së bashku do të punojmë që UT të jetë vendi ku standardet në cilësinë e studentëve, kualifikimit të stafit akademik, mësimdhënia dhe kërkimi shkencor do të udhëheqin zhvillimin tonë institucional. Edhe një herë faleminderit për mbështetjen tuaj dhe i uroj suksese dhe punë të mbarë të gjithë drejtuesve të rinj të strukturave të UT-së! 
Miqësisht Prof. Dr. Mynyr Koni
Sigal