Merr flakë makina në mes të Korçës, dyshohet se…

171
Sigal

Përfshihet nga flakët një makinë në qytetin e Korçës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Republika”, ndërsa paraprakisht dyshohet për një defekt në makinë.

Si pasojë e flakëve që përfshinë makinën ka vetëm dëme materiale dhe deri më tani nuk ka raportime për të lënduar.

Policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkakun e plotë të saj.