Kursi i këmbimit/ Forcohen paundi dhe franga, dollari humb terren

77
Sigal

Në tregun e brendshëm të këmbimit valutor, të Enjten, paundi britanik dhe franga zvicerane fituan terren në raport me lekun, ndërsa dollari amerikan u dobësua, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, dollari amerikan këmbehet me 103 lekë ose 0.05 lekë më pak se ditën e mërkurë, euroja u forcua lehtë me 0.01 lekë dhe këmbehet me 121.79 lekë.

Ndërkohë, paundi britanik u këmbye me 0,52 lekë më shumë dhe franga zvicerane u forcua me 0.07 lekë. Monedha britanike këmbehet sot me 142.36 lekë dhe franga zvicerane me 112.03 lekë.