Rregullat për hapjen e plotë të ambienteve të mbyllura

392
Sigal

Më 1 tetor hapen bar-kafetë, restorantet dhe pishinat në ambiente të mbyllura por do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura pub-e e disko-t, apo veprimtari të këtij lloji. Vendimi është marrë nga Komiteti i Ekspertëve.

Disa rregulla për lokalet dhe restorantet

Ndërsa sa i përket bareve dhe restoranteve, thuhet se do të krijohet një tunel kalimi për të mbërritur tek kasa dhe një tjetër për t’u larguar në mënyrë që klientët të mos kenë kontakt me njëri-tjetrin. Nëse personi shfaq simptoma ndërkohë që është duke punuar, duhet të njoftojë mjekun e familjes. Personat e punësuar duhet të kryejnë çdo ditë vetëvlerësimin personal, nëse kanë simptoma të Covid-19. Çdo punonjës që ka shenja të COVID nuk duhet të paraqitet në punë. Çdo kafene apo biznes, në hyrje të saj duhet të vendosë higjenizues të duarve. Personi duhet të ketë maskë mbrojtëse. Klienti duhet të dezinfektojë duart në çdo hyrje dhe dalje të biznesit. Subjeti restorant nuk duhet të sigurojë vetë shërbim.

Disa nga rregullat për pishinat

Ajo që theksohet që në fillim të protokollit të sigurisë për pishinat e mbyllura është se evidentimi qoftë edhe të një rasti të vetëm në strukturat e tyre do të sjellë mbyllje të aktivitetit, pavarësisht hetimit epidemiologjik. Asnjë klient me temperaturë 37.5 nuk do të lejohet të futet në pishinë. Subjekti duhet të afishojë listën e simptomave. Subjekti duhet të ketë në çdo moment higjenizues të duave, sapun lëng, letër të pastër për duart. Kapaciteti i maksimal i pishinës në ambinet të mbyllur duhet të bazohet në zënënien e hapësirë 3 metër katror për person.

Në çdo rast të sigurohet ventilimi, ajërimi i vendit të pishinës 5 herë në ditë. Subjekti duhet të kryejë dezinfektim të ambientit, larje para hapjes, gjatë funksionimit të paktën 3 herë ditë dhe pas mbylljes. Peshqirët duhet të sillën nga vetë klienti dhe të përdoren vetëm nga një person, ndërsa maska është e detyrueshme si për stafin por edhe për klientin kur ai ndodhet rreth pishinës.

Në hyrjen në dhomës së zhveshjes duhet të sigurohet distanca 1.5 metër. Uji i pishinës duhet të pastrohet në mënyrë sistematike dhe të detyrueshme me sistem filtrimi si dhe të kryhet klorimi i pishinës në mënyrë sistematike. Gjithashtu në pishinat e mbyllura duhet të evitohen grumbullimet e skuadrave dhe grupeve të notit, por në rast se aktiviteti i tyre duhet kryer atëherë duhet të merren parasysh korsitë alternative duke krijuar korsi me një drejtim.