Kurbin, gruaja godet me sqepar në kokë burrin

332
Sigal

Një grua, 60 vjeçe dyshohet se ka goditur me sqepar në kokë bashkëshortin e saj.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kurbin, mesditën e sotme.

NOA

Policia raporton se gruaja, 60 vjeçe, është konfliktuar me të shoqin, 62 vjeç dhe më pas dyshohet se e ka qëlluar me sqepar në kokë.

Burri është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Çifti kanë pasur herë pas here konflikte të vazhdueshme. Ata kanë dhjetë fëmijë bashkë dhe njihen në zonë për konflikte.

Gjithsesi nuk dihet shkaku i nisjes së sherrit të sotëm.