Panairi Ndërkombëtar i Tiranës – CEO i KosovaPress: “Do të rikthehemi gjithmonë në Klik Ekspo Group!”

275
Sigal

 

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës nuk ka mbledhur në kryeqytet vetëm bizneset më në zë të Ballkanit, por ka tërhequr edhe vëmendjen mediatike të agjencive kryesore të lajmeve brenda dhe jashtë vendit.KosovaPress, agjencia më e madhe e lajmeve në Kosovë është prezente tashmë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, që prej datës 1 dhjetor e do të vazhdojë të qëndrojë deri në përfundim të këtij organizimi.
Ky është viti i parë për KosovaPress që ndjek nga afër këtë panir, por siç shprehet edhe Suzana Hashani Rakovica, CEO i KosovaPress, agjencia do të rikthehet çdo herë në këtë panair. “Ne me të vërtetë kemi pak kohë që jemi njoftuar, por duket sikur kemi vite që njihemi me Elonën dhe Luanin. Të dy na kanë bërë të ndihemi shumë mirë, që nga ajo tryezë bisedimi e deri në ditët e sotme në panair!”, – shprehet Rakovica. “Unë jam shumë e lumtur për këtë bashkëpunim sepse në Shqipëri KosovaPress nuk është aq e njohur sa ç’është në Kosovë dhe ne na kanë ndaluar aq shumë njerëz, sa jemi të surprizuar.”
“Shumë thonë se ne jemi të largët, por unë kam parë një afërsi mes biznesit dhe KosovaPress-it. Ne do të qëndrojmë gjatë këtu, sepse pritshmëritë tona janë realizuar nga panairi!”, – tregoi Rakovica. Duket se Panairi Ndërkombëtar i Tiranës nuk është vetëm një vitrinë e mirë e network-ëve të biznesit dhe tregtisë, por edhe e shtypit të shkruar e atij online.