Skandali më i madh lidhet me ngjarjen kur Denar Biba i bëri presion gjyqtarit të Gjykatës së Strasburgut Ledio Bianko, apo indiferenca me kompanitë monopoliste, si ato të miellit, karburanteve, hekurit, kompanive të telefonisë celulare. Tanimë Biba kërkon ‘të kap’ postin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Autoritetit të Konkurrencës për shefin e tij të kabinetit, pasi të tjera dokumenta, burim skandalesh do të tërhiqen nga arkivat e qeverisë dhe do u jepen “me dhe pa shpërblim” mediave dhe kundërshtarëve të qeverisë
Nëse ka një personazh kontravers në administratën shqiptare në këto 30 vite, ai është kreu aktual i Autoritetit të Konkurrencës,Denar Biba. Dhe që nga korriku i vitit 2013 dhe deri më ditën e sotme 26 shtator 2023, kur do të vendoset edhe emërimi i Sekratarit të Përgjithshëm të Autoritetit të Konkurencës, pra në mbi 10 vite që Denari ndërron vendet e punës si dikur “mbreti gratë”. Nuk dihet ekzakt se kush është motorri që e ka ngritur kaq lartë në këto detyra, por një gjë është e sigurtë, që ai i ka ngjitur me shumë lehtësi dhe pa u djersitur. Fillimisht ai u emërua si Kryetar i Agjensisë së Prokurimeve Publike, post i cili pati ndoshta skandalet më të mëdha duke filluar me miratimin e tenderave korruptiv, denoncimet e DASH, zyrës së BE për antikorrupsionin dhe sidomos raportet audituese të KLSH. E pra për të gjitha këto, Denari qoftë edhe moralisht është përgjegjës. E në vend që të ndëshkohet,çuditërisht ai ngrihet në detyrë dhe një ditë të bukur emërohet Kryetar i KQZ. Ai do të mbahet mend si i vetmi kryetar i KQZ në Europë, që caktojë vetë datën e zgjedhjeve dhe nuk njohu Dekretin e Presidentit të Republikës, por datën e zgjedhjeve. Por skandali më i madh lidhet me ngjarjen kur Denar Biba i bëri presion gjyqtarit të Gjykatës së Strasburgut Ledio Bianko, duke u justifikuar që kisha raporte shoqërore të hershme. Dhe pasi kalojë edhe këto skandale, sërish Denari vazhdon marshimin vetëm përpjetë. Ai votohet dhe emërohet si kreun i Autoritetit Kombëtar të Konkurencës. Jemi marë dhe do të kemi fakte tronditëse për indiferencën dhe maskaradën që konkurrenca bënë me kompanitë monopoliste, si ato të miellit, karburanteve, hekurit, kompanive të telefonisë celulare etj, etj.
Por sërish Denarit nuk i hynë asnjë gjëmb nën këmbë duke na kujtuar atë shprehjen e urtë popullore “Paç fatin e Denarit”. Por sot Denari ka një tjetër sebep. Ai sipas disa gojëve të liga, flitet se u ka bërë presion kandidatëve që kanë tentuar të aplikojnë për postin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Autoritetit të Konkurrencës. Sigurisht kjo kërkon hetim të brendshëm, por edhe nga zyra e kreut të qeverisë dhe Parlamentit, pasi ky është një post që vjen sipas statusit të veçantë për nënpunësit e administratës civile. Mendohet se nga Biba po tentohet, që në këtë post të emërohet shefi i tij i kabinetit. Ndoshta edhe mund të kalohej?! Por fakti që posti i sekretarit të përgjithshëm që po tentohet të kapet, dhe për më tëpër personi i preferuar i Kryetarit ka lidhje të ngushtë me ish-zvkryeministrin Arben Ahmetaj, që nga koha e tatimeve dhe është përdorur prej tij për shkarkimin e shumë e shumë dokumentave, në kuadrin dhe nën ombrellën e punës dhe funksionit që ushtron. Madje edhe një ish-drejtoreshë e tatimeve i ka përdorur këta persona për të grumbulluar materiale për inceneratorët, faturat tatimore dhe ato të thesarit. Ndaj KLSH, Drejtoria e Administratës Publike dhe Sekretari Përgjithshëm i qeverisë duhet t’i vënë barrikadë këtij emërimi, pasi të tjera dokumenta, burim skandalesh do të tërhiqen nga arkivat e qeverisë dhe do u jepen “me dhe pa shpërblim” mediave dhe kundërshtarëve të qeverisë.