I dënuar për trafik droge në Itali, si u kap “mat” në aeroport shqiptari i arratisur

718
Një 34-vjeçar shqiptar i kërkuar prej kohësh në Itali është arrestuar nga karabinierët.
Ai u ndalua gjatë kohës që priste në aeroport për të fluturuar drejt Milanos, me një dokument të ligjshëm por me të dhëna personale të ndryshme nga ato që nxorrën autoritetet.
Për Bekim Ymerin, 34 vjeç, ekzistonte një urdhër-arresti i nxjerrë nga Gjykata e Apelit në vitin 2012. 34-vjeçari shqiptar u arrestuar mbrëmjen e djeshme në aeroportin “Falcone Borsellino” në Palermo me ndihmën e personelit të policisë në detyrë në aeroport.
Për Ymerin në dhjetor të vitit 2012 u dha dënimi me 2 vite e 10 muaj burg për trafik droge. Por shqiptari kishte mundur t’i shpëtonte dëniit duke u arratisur.
Tani atij i duhet të vuajë dënimin e mbetur prej 1 viti e 10 muaj, shkruan “Grandangolo”.
Sigal