Dy në pranga, u kapën me ekstazi dhe kanabis

431
Sigal

Vijon puna për goditjen dhe parandalimin e veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve.

Sekuestrohen 82 kokrra drogë stimuluese ekstazi dhe 220 gramë lëndë narkotike cannabis
Në pranga 2 autorë

Himarë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin R.V., 21 vjeç, banues në Tiranë.

Kapja dhe arrestimi i tij u bë në një lokal të Himarës pasi gjatë kontrollit fizik këtij shtetasi iu gjetën në çantën e dorës 82 kokrra të dyshuara drogë stimuluese e llojit ekstazi.

Vlorë, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin E. A., 19 vjeç, banues në fshatin Lapardha.

Arrestimi i tij u bë bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar në banesë, iu gjetën 220 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit cannabis sattiva.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të secilit për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.