Kundërshtoi me forcë punonjësit e policisë, arrestohet i riu në Fier (EMRI)

240
Sigal

Policia e Fierit ka vendosur në pranga 29-vjeçarin Justi Maka.

I riu, akuzohet se ka kundërshtuar me forcë punonjësit e policisë. Po ashtu, në pranga ka rënë edhe 23-vjeçari Hamit Çakërri, i cili ishte duke drejtuar mjetin tip “Skoda” pa patentë.

Njoftimi i Policisë:

U arrestua nga qarkullimi rrugor shtetasi Hamit Çakërri

Kundërshtoi me dhunë punonjësit e Policisë, arrestohet në flagrancë 29-vjeçari.

Nga Oficeri i Policisë Gjyqësore pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier, u arrestua në flagrancë shtetasi J. M., 29 vjeç, banues në Mërtish, Divjakë, pasi në lagjen “Kastrioti” Fier ka kundërshtuar duke ushtruar dhunë fizike, punonjësit e Policisë së rendit publik gjatë kryerjes së detyrës.
——-
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin H. Ç., 23 vjeç, banues në Fier pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin tip “Skoda” pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.