Engjëll Musai: Shpëlarja e trurit, si strategji antikombëtare dhe virusi

266
Sigal

 

Engjëll Musai

Drejtor i Gazetës Telegraf

Shqipëria ka mbi një muaj që është prekur nga vala e virusit indian Delta si një mutacion i Covid-19 dhe askush nuk denjon nga institucionet përgjegjëse shëndetësore, por edhe ato të hetimit që të analizojnë shkaqet dhe rrethanat pse virusi Delta erdhi në mënyrë të shpejtë dhe të ashpër në vendin tonë. Faktet janë të ditura , arsyet pse  po humbasin jetën dhjetra me dhjetra qytetarë dhe qindra të tjerë po preken nga ky virus vdekjeprurës dihen. Janë pikërisht hapja e portës së hyrjes së qindra e mijëra shtetasve nga India të cilët e përdorën territorin shqiptar si dalje drejt vendeve të BE-së ,SHBA-ve  dhe Kanada-së. Ishte vendimi i këtyre vendeve që Shqipërinë e konsideronin si vend të sigurtë , ku cilido që vinte nga vendi ynë nuk i nënshtrohej karantinës. Dhe pasojat tashmë po i vuajmë ne të gjithë.

Dhe kjo maskaradë u bë për të fituar disa oligarkë. Hotelet e Tiranës ishin të mbushura plot me indianë , të cilët bashkë me fitimet për oligarkët na sollën edhe virusin vdekjeprurës.  Tashmë një tjetër virus me emrin “Nipah” po përhapet me shpejtësi, ku origjina e tij është Azia dhe sidomos Bangladeshi. Me qindra punëtorë nga Bangladeshi po vijnë gjoja për punësim në Shqipëri , rrinë 1 apo 2 muaj dhe ikin në vendet e Europës. Ata që i sjellin fitojnë paratë, kurse shqiptarët marrin si kompesim virusin që ata sjellin me vete dhe qindra jetë njerëzish që po infektohen dhe po vdesin. Ndaj apeli nuk është për qeverinë, pasi ajo është pjesë e lojës me oligarkët për fitime, por ky apel dhe ky rrezik që po na kanoset është për organet e hetimit , SPAK dhe institucionet e tjera që të marrin masa dhe të çojnë në biruca delenxhinjtë dhe gjakpirësit e këtij vendi. Madje kjo situatë  ka bërë që shqiptarët t’i kenë mundësitë e kufizuara për të lëvizur në vendet e BE-së,SHBA, Kanada, Australi etj. Madje edhe vendet e Lindjes po tregohen të rezervuar me shqiptarët dhe kanë vendosur kusht karantinën për cilindo që hyn nga Shqipëria.

Hotelet e Tiranës në fund të gushtit ishin të mbushura plot me indianë , të cilët bashkë me fitimet për oligarkët shqiptarë na sollën edhe virusin vdekjeprurës “Delta”.  Tashmë një tjetër virus me emrin “Nipah” po përhapet me shpejtësi, ku origjina e tij është Bangladeshi. Me qindra punëtorë nga Bangladeshi po vijnë gjoja për punësim në Shqipëri , rrinë 1 apo 2 muaj dhe ikin në vendet e Europës….

 

Mendoj dhe gjykoj që makutërisë së këtyre matrapazëve duhet t’u përgjigjemi me zërin tonë të fuqishëm dhe po të jetë nevoja dhe me protesta të ashpëra. Boll u tallët me shqiptarët ! Buzëqeshjet dhe hipokrizia juaj e ka kaluar çdo masë. Në vend që të kujdeseni për jetën e qytetarëve, të ulni çmimet , të rrisni pagat dhe pensionet na sillni njerëz pikërisht nga vendet që janë të izoluara nga sëmundjet. Ju për para dhe pushtet jeni të pamëshirshëm, ndaj lërini reklamat 3D, por shikoni realitetin dhe spitalet ku po humbasin jetën me dhjetra e qindra qytetarë. Mos u gënjeni nga ngjyrat në televizione, mitingje dhe konferenca të qeveritarëve, pas të cilës fshihet qëllimi për të “shpëlarë trutë” e qytetarëve. Zyrtarët dhe aleatët e tyre oligarkë dhe mafiozë, për shqetësimin më të vogël shëndetësor, marrin avionët privatë dhe e mbajnë frymën në spitalet më të shtrenjta të botës. Gratë, dhe dashnoret e tyre për një lindje apo abord  trajtohen në spitalet e kryeqyteteve të Europës. Po i mbyll këto radhë modeste me dëshirën e sinqertë që të mbajmë dhe mbështesim njëri tjetrin në këto ditë të vështira në të cilën është futur mbarë njerëzimi nga miliarderët e botës dhe në Shqipëri nga pashallarët e saj. Një shprehje e urtë e një kineasti të shquar italian thotë: “Në varreza , sado lule të ketë, nuk ka kurrë gëzime….”