DETAJE/ Çfarë ndodhi në Bllok, katër të plagosur nga shpërthimi në dyqan

591
Sigal

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi në bllok mesditën e sotme.

Ngjarja ka ndodhur në një prej dyqaneve që organizojnë aktivitete festive.

Sipas dyshimeve të para nga vendngjarja, flakët kanë nisur në argjendarinë ku po kryheshin punime dhe janë përhapur më tej në katet e sipërme.

Flakët përfshinë më pas, dyqanin ndërsa shpërthimi dyshohet të ketë ardhur pas rrjedhjes së gazit helium që shërben për mbushjen e tullumbaceve. Dyqani i organizimit të festave, ndodhej në një mur me argjendarinë.

Si pasojë e flakëve, tre persona mbetën të plagosur dhe janë dërguar me urgjencë në spital. Zjarri mbuloi më tym zonën përreth ndërsa ngjarja shkaktoi panik te banorët.

Zona e ish bllokut është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet. Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, drejt vendngjarjes mbërritën forca të policisë, autoambulanca e zjarrfikës.