Mbi 11 mijë fëmijë braktisën shkollën në 2020-2021

654
Sigal

Statistika të ‘korruptuara’: Ministria e Arsimit mburret se shifra e braktisjes shkollore ka shënuar ulje

Të rinjtë braktisin shkollën, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk u arsimuan në vitin 2020

Braktisja e shkollës nga të rinjtë është kthyer në një fenomen shqetësues në vendin tonë. Sipas të dhënave për vitin që lamë pas, 11.044 fëmijë dhe adoleshentë nuk kanë marrë arsimin 9-vjeçar dhe atë të mesëm. Midis tyre, 2.293 janë vajza dhe 8.751 janë djem. Por cilat janë shkaktarët kryesorë të këtij fenomeni?

“Një faktor është  vajza shihet si një barrë për familjen. Një faktor tjetër janë martesat e hershme… djali konsiderohet si forcë pune në familje”, -shprehet Linda Pino, koordinatore Kombëtare e Koalicionit për Arsimin.

Ministria e Arsimit mburret se shifra e braktisjes shkollore ka shënuar një ulje të vazhdueshme përgjatë 10 viteve të fundit dhe është tregues i performancës së mirë të reformave të ndërmarra nga socialistët në arsim.

Ndonëse zyrtarisht raportohet se vendi ynë ka ndër shifrat më të ulëta të braktisjes shkollore në rajon. Shifrat e publikuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe UNESCO – që mbledhin statistika për arsimin dhe kulturën në mbarë botën, janë dy herë më të larta se statistikat e Ministrisë së Arsimit.

 

Kështu ndërkohë që Ministria e Arsimit raporton se në vitin shkollor 2017-2018 e braktisën shkollën 1540 nxënës, OBSH raporton se ishin 4085 nxënës që braktisën arsimin e detyruar përgjatë 2018-ës.

Largimi i të rinjve dhe familjeve është një tjetër faktor që ka ndikuar në numrin e lartë të braktisjes së arsimit. Në zonat rurale ky fenomen është më i prekshëm për shkak edhe të kushteve ekonomike. Në fshatin Polis të Librazhdit, një tjetër udhëtar, tregon se fëmijët e tij, janë detyruar të ndërpresin shkollën dhe të emigrojnë.