Byroja e Hetimit sekuestron dosjet e PPP-ve të sterilizimit të Beqaj

471
Sigal

I regjistruar si denoncim prej kohësh nga ana e SPAK, Byroja e Hetimit  ka marrë në shqyrtim dosjet e koncesioneve të kohës, kur Ministri i Shëndetësisë ishte Ilir Beqaj. Denoncimi për shpalljen e kompanisë së Rrapajt si të paligjshëm, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit. Si u përfitua tenderi 100 mln euro me një kapital fillestar prej 1 mijë euro. Ja skandali që pritet të çojë prapa hekurave ish- Ministrin Ilir Beqaj, të cilin Rama e ka “ngrirë” nga të gjitha funksionet partiake dhe shtetërore

 

Byroja e Hetimit “zbarkon” në Ministrinë e Shëndetësisë, sekuestron dosjen e PPP të sterilizimit; Rama “ngrin” Ilir Beqaj

Emigranti shqiptar fiton koncesionin 100 milion USD të sterilizimit. Një biznesmen i vogël shqiptar nga Peruxhia, pronar i një agjencie ndërmjetësimi dhe një kompanie ndërtimi qëndron pas tenderit të kontestuar me vlerë 100 milionë USD të Ministrisë së Shëndetësisë për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale dhe sallave të operacionit.

O1

I regjistruar si denoncim prej kohësh nga ana e SPAK, si pasojë e kallëzimit të nismës “Thurje” dy vjet më parë, koncensioni i sterilizimit të pajisjeve mjeksore tashmë është në kulmin e hetimit. Siç mësohet, Byroja Kombëtare e Hetimit ka marrë në dorë të gjitha dokumentet zyrtare të kësaj PPP-je, pas fazës së parë, ku u morën në pyetje si denoncuesit, por edhe zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë. Ndërkohë që ende nuk janë thirrur për këtë çështje, përfaqësuesit e kompanisë që ka marrë nga qeveria e Edi Ramës, një nga kontratat më të majme të të gjitha kohërave. Me pak fjalë, kompania që ka marrë përsipër sterilizimin e pajisjeve mjeksore do të marrë për një periudhë 10 vjeçare një shumë prej 100 milionë eurosh, ku gjysma është paguar deri në vitin 2020. Denoncimi është bërë në dhjetorin e vitit 2019 nga nisma “Thurrje”, një nga pjesëtarët e së cilës, kirurgu Artan Koni, për një kohë të gjatë zhvilloi një debat publik për këtë çështje. Ai theksoi se përpara PPP-së së dhënë nga Ilir Beqaj, kur ishte ministër i Shëndetësisë, një set kirurgjikal kushtonte për sterilizim 2.4 euro, ndërkohë pas kontratës ai kushton 120 euro, pra mbi 5 herë më shumë. Pas nisjes së hetimeve të SPAK, pikërisht një ditë më vonë, qeveria Rama, në janar të vitit 2020 vendosi që të ulë çmimin e pagesës për kompaninë koncensionare me 25%, për sterilizimin e seteve që kryhen për operacione, të cilat e kalonin tavanin e 90 mijë operacioneve në vit. Ky rishikim kontrate u komentua se përbënte një “korigjim shënjestre” pas nisjes së hetimeve të kësaj PPP-je shumë të kontestuar. Ish-Ministri Ilir Beqaj, i cili nuk u zgjodh dot deputet në qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e 25 prillit, pritej të merrte një post të lartë në kryeministri ditët e fundit. Vonesa e emërimit ka rritur dyshimet se kjo ka ndodhur për shkak të hetimit.

Sipas “Action Laundry” përllogaritet që konsorciumi i udhëhequr nga “Servizi Italia” S.p.a, që u klasifikua i pari, e ofroi shërbimin për 1 vit në vlerën e 1 miliardë lekë, kundrejt ofertës 753 milion lekë të ofruar nga grupi i operatorëve të udhëhequr nga “Action Laundry”, që u rendit e dyta. Kompania me qendër në Durrës pretendon se diferenca për 1 vit kap vlerën 250 milion lekë, ose për 10 vjet një vlerë prej 2.5 miliardë (17.8 milionë euro).

 

Dosja është hapur prej kohësh, e si rezultat Beqaj e të gjithë të përfshirët e tjerë në PPP-në e sterilizimit janë të hetuar. Ndërkohë statusi më i avancuar në një dosje penale, është ai i të pandehurit, sipas Kodit të Procedurës Penale. Në vitin 2015, koncensioni i sterilizimit të instrumenteve mjekësore, ju dha një kompanie të vogël që drejtohet nga një shqiptar, me qendër në Perugia të Italisë, kompani që ishte marrë me ndërmjetësim dhe ndërtim. Personi që drejton kompaninë që ka marrë PPP-në e sterilizimit quhet Ilir Rrapaj, i cili për më shumë se 10 vjet ka drejtuar një kompani të vogël ndërtimi me vetëm një të punësuar, të regjistruar në një zonë rezidenciale në qytetin e Perugias të rajonit Umbria në Itali. Kompania u themelua në vitin 2000 me një kapital të vogël prej 1500 eurosh. Pas fitores së PS-së në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës, u kthye në Shqipëri dhe pas kthimit u pa shpesh në kontakte me ministrin e atëhershëm të shëndetësisë, Ilir Beqaj. Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i kontratës koncesionare për sterilizimin prej 100 milionë eurosh. Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LL.C, e cila kishte një kapital prej vetëm 1.000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëron 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan këtë koncension. Mbetet e paqartë se çfarë roli luan kompania Invetital Ll.C në konsorcium, duke qenë që kompania e tij ka pasur vetëm 1 të punësuar, kapital minimal dhe zero eksperiencë në fushën e mjekësisë. Investimi i Rrapajt nëpërmjet “Investital Ll.C” për të kontrolluar 40 % të kompanisë me koncesionin 100 milionë euros ka qenë në fillim vetëm 8 mijë euro. PPP-ja e sterilizimit është kontestuar që në fillim nga media dhe opozita, e për këtë janë kryer disa investigime mediatike. Ilir Rrapaj, në fillim ka mohuar se ka lidhje me Ilir Beqajn, por kur janë publikuar foto të tij me të, i është “rifreskuar kujtesa” e ka pranuar njohjen direkte. Procedura e koncesionit 10 vjeçar me vlerë 9.6 miliardë lekë është hapur në 13 shkurt 2015, me një vendim të ministrit Ilir Beqaj. Objekti i kontratës së partneritetit publik-privat ka për qëllim ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikalë sterilë, furnizimin me material mjekësor steril një përdorimësh në sallat kirurgjikale, trajtimin e mbetjeve me rrezik biologjik dhe dezinfektimin e sallave kirurgjikale dhe ambienteve. Ky shërbim ofrohet në spitalet universitare dhe rajonale të vendit, apo dhe spitale të tjera, sipas planit të racionalizimit spitalor në Republikën e Shqipërisë. I lindur në vitin 1972, Rrapaj ka emigruar në Itali në vitet 90’ dhe është vendosur në rajonin e Umbrias. Më 17 prill 2000, ai regjistron në Peruxhia kompaninë “Ali Pashë Tepelena SAS”, një kompani në kategorinë e “artizanatit” me vetëm një të punësuar dhe një kapital prej 3 milionë liretash, të cilat më vonë konvertohen në 1549, 38 euro. Ilir Rrapaj zotëron 50 % të aksioneve të kompanisë dhe 50 për qind kontrollohen nga i afërmi i tij Mitat Rrapaj, i cili në vitin 2007 ia dhuron ato shtetases italiane Elisa Bulagna. Lidhja e Rrapajt me fushën e shëndetësisë është e paqartë, edhe pse ai pretendon të këtë mbaruar studimet për mjekësi. Megjithatë, më 22 nëntor të vitit 2013, Rrapaj merr pjesë në nismën “Thuaj po Shqipërisë”, të mbajtur në pallatin e Brigadave në Tiranë. Në këtë konferencë që mblidhte profesionistët shqiptarë të shëndetësisë në vende të ndryshme të botës, Rrapaj përveç ministrit Beqaj ka takuar dhe kryeministrin Edi Rama. Mbas konferencës në nëntor të vitit 2013 dhe shpalljes së koncesionit për sterilizimin e seteve dhe sallave kirurgjikale në shkurt të këtij viti, Rrapaj dhe përfaqësues të kompanive të tjera italiane, pjesë të konsorciumit fitues kanë pasur një numër takimesh në Tiranë dhe Itali me ministrin e shëndetësisë Ilir Beqaj. Në dhjetor të vitit 2013, ministri Beqaj dhe zëvendës ministri i shëndetësisë Klodian Rrjepaj vizitojnë rajonin e Umbrias në Itali me ftesë Qarkut të Umbrias dhe Universitetit Shtetëror të Peruxhias. Gjatë vizitës, Beqaj nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Peruxhias, po ajo që bie në sy është prezenca e Ilir Rrapajt dhe e ortakëve të tij italianë gjatë takimeve. Ilir Beqaj e viziton disa herë rajonin e Umbrias në vitin 2014. Në dhjetor të këtij viti ai nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me Qarkun e Umbrias, ku Rrapaj është gjithashtu prezent në takimet zyrtare, në krah të ministrit Ilir Beqaj. Ilir Rrapaj është shprehur për mediat se fitues të koncesionit për setet kirurgjikale ishin shpallur “kompanitë më të mira”. I pyetur mbi akuzat se në këtë koncesion një mik i kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Beqaj ishte shpallur fitues, Rrapaj tha se: “nuk më interesojnë këto gjëra dhe nuk merrem me politikë,” duke shtuar se ky koncesion ka për të qenë “një sukses.” /Pamfleti

Ilir Rrapaj dhe kryeministri Edi Rama gjatë një takimi në pallatin e Brigadave në kuadrin e nismës “Thuaji Po Shqipërisë” .

O2

Denoncimi: Shpallja e kompanisë së Rrapaj e paligjshme, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit.

Pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e qershorit 2013, emigranti me origjinë nga fshati Rexhepaj i Vlorës u kthye në Shqipëri dhe vendosi kontakte me kreun e shëndetësisë shqiptare, Ilir Beqaj, me të cilin ka pasur takime të shpeshta ku kanë marrë pjesë edhe biznesmenë italianë, të interesuar në tregun e shërbimeve mjekësore. Dy vjet pas rikthimit në atdhe, me anë të një kompanie të regjistruar në Kosovë, Rrapaj është shpallur fituesi kryesor i një kontrate koncesionare prej 100 milionë dollarësh në një tender të kontestuar. Nëpërmjet kompanisë së tij Investital LL.C, e cila ka një kapital prej 1000 eurosh dhe është e regjistruar në Prishtinë, Rrapaj zotëron 40 % të aksioneve të një bashkimi kompanish italiane, të cilat fituan tenderin për sterilizimin e pajisjeve kirurgjikale. Ortakët e Rrapajt në konsorcium janë tre kompani nga rajoni i Umbrias, përfshirë “Servizi Italia”, e cila ka një eksperiencë 35-40 vjeçare në fushën e sterilizimit dhe mbetjeve spitalore, “Tecnosanimed” dhe “U.Jet S.r.l”. Konkurrent në tender kanë qenë gjithashtu një grup tjetër operatorësh ekonomikë Italianë si:”S.S.I”, “Mario Gugliemo” dhe “Brema Ambiente”, të përfaqësuar nga kompania “Action Laundery” me qendër në Durrës. Konsorciumi humbës pretendon që shpallja fitues e konsorciumit në të cilin Rrapaj ka shumicën e aksioneve është e paligjshme, pasi ai ka dhënë një ofertë që tejkalon fondin limit. Ajo e ka ankimuar vendimin e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, KVO të Ministrisë së Shëndetësisë në Komisionin e Prokurimit Publik, KPP. KPP-ja ka kërkuar rivlerësimin e vendimit fillestar të KVO-së, por kjo e fundit ka marrë një vendim të dytë, duke e shpallur përsëri grupin e kompanive ku përfshihet Investital LL.C si fitues.

Ilir Rrapaj, ministri Ilir Beqaj dhe zv/ministri Klodian Rrjepaj, më dt. 19 Dhjetor 2013, gjatë vizitës zyrtare të Ministrit të Shëndetësisë në Rajonin e Peruxhias, Itali.

 

Investigimi i BIRN

Të dhënat e mbledhura nga BIRN sugjerojnë se konsorciumi i emigrantit shqiptar, Ilir Rrapaj ka pasur kontakte të vazhdueshme me ministrinë e shëndetësisë dhe ministrin Beqaj që nga viti 2013. Mbetet e paqartë se çfarë roli luan kompania Invetital Ll.C në konsorcium, duke qenë që ka vetëm 1 të punësuar, kapital minimal dhe në dukje zero eksperiencë në fushën e mjekësisë. I pyetur nëpërmjet telefonit për marrëdhënien e tij me Ilir Rrapajn, ministri Beqaj në fillim mohoi ta njihte. Pasi BIRN i dërgoi ministrit disa fotografi ku ai shfaqej me biznesmenin nga Peruxhia. Beqajt iu rifreskuar memoria, duke pranuar se “kishte njohje me z.Ilir Rrapaj.”  “Pas interesimit tuaj, nga hulumtimi i dokumentacionit lidhur me koncesionin me objekt ‘Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikale…’, rezulton se z. Ilir Rrapaj është përfaqësues i një prej kompanive, pjesëtare të një prej konsorciumeve ose Operatorëve Ekonomikë (OE) që kanë paraqitur interes për këtë procedurë prokurimi,” u shpreh Beqaj. Ndërkohë Ministria e Shëndetësisë mohon që oferta e konsorciumit ku përfshihet Rrapaj të jetë mbi fondin limit të tenderit duke i cilësuar akuzat si “shpifje.” Rrapaj nga ana tjetër refuzoi t’i komentonte kontaktet e tij me ministrin Beqaj, duke u mjaftuar me pretendimin se procedura e dhënies së koncesionit kishte qenë sipas tij e suksesshme.

Ilir Rrapaj gjatë nje takimi të ministrit Ilir Beqaj me ambasadorin Italian në Tiranë dhe kreun e Qarkut të Umbrias, znj. Catiuscia Marini, më 11 dhjetor 2014 | Foto nga : Ministria e Shëndetësisë

 

Në vijim do të lexoni:

 

Renditja e  e operatorëve ekonomikë  dhe shpallja fitues me 20 miliardë lekë më shtrenjtë

Vendimin prej 46 faqesh i anëtarëve të KPP-së në argumentimin e tyre për shpalljen e fituesit

Cilat janë lidhjet midis Ilir Rrapajt dhe Ilir Beqajt