Digjet makina e biznesit në Durrës

378
Një automjet i një firme private në Durrës ëshë djegur mbrëmjen e djeshme.

Siç bëjnë me dije burime zyrtare nga polici lokale, rreth orës 23:15, në lagjen Nr.14, ka rënë zjarr dhe është djegur automjeti tip Fait Punto, në pronësi të një firme, e cila merret me shpërndarjen e kafes. Automjeti ka qenë i parkuar.

Nuk ka persona të dëmtuar nga zjarri, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një shkëndijë elektrike në mjet.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sigal