Kultivuesit e shalqinit në Divjakë në krizë: S’ka treg të jashtëm, na mbetet stok

247
Sigal

Në Divjakë si çdo vit tjetër ka nisur edhe nxjerrja në treg e shalqirit si një nga produktet që prodhohet më së shumti në këtë zonë.

Këtë vit rreth 40% e tokës bujqësore në Divjakë është mbjellë me shalqi, ndërsa për shkak të mungesës së eksporteve fermerët planifikojnë që prodhimin e tyre ta shesin kryesisht në tregun vendas.

“Aktualisht sot shitet me 200 lekë të vjetra. Ky shalqi quhet beo për treg të brendshëm. Është shumë cilësor, por duhet të ketë tërheqje sepse është mbjellë në masë,” thotë fermeri.

“E ka koston me 200 lekë po nuk ka treg të jashtëm. Po nuk u hap tregu i jashtëm ky ngeli në tokë kështu. Për momentin nuk kemi ku ta çojmë, na ngel stok,” thotë fermeri.

Çmimi i ulët për këtë vit ka bërë që ata të jenë të penalizuar, ndërsa edhe mungesa e tregjeve rajonale e ndërkombëtare është një shkak për krizën që është shkaktuar.

Situata aktuale mund të përkeqësohet për shkak të kalimit të ditëve dhe prishjes së shalqirit.