Kthjellime dhe temperatura të ulëta, parashikimi i motit për sot

189
Sigal

Sipas MeteoAlb: Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të paraqitet me mot të kthjellët dhe vranësira të lehta gjatë paradites POR vranësira të herë pas herëshme do ketë në zonat malore. Në fakt pas mesditës parashikohet që vranësirat të largohen drejt kufirit lindor duke bërë që kthjellimet të jenë mbizotëruese në pjesën më të madhe të vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 12°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtesi 45 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2- 3 ballë.

MBETET ndikimi i masave ajrore polare duke bërë që territori i kososvës pavarësisht se do të dominohet nga kthjellime temperaturat të mbeten në vlera negative ku vlerat minimale do shënojnë edhe -11 gradë në veri të vendit. Parashikohet që këto kushte atmosferike të mbeten gjatë gjithë ditës.

Dita do te nise me kthjellime POR duke ju afruar oreve te mesdites priten zhvillim i vranesirave duke gjeneruar reshje dëbore në veriperëndim të republikës së MV. Parashikohet që edhe pasditja te mbetet me kthjellime të shkurtra ddhe vranësira të shpeshta.

VIJOJNE Vendet e Europës Lindore dhe Brigjet e Egjeut në ndikimin e vranësirave dhe reshjeve të dendura të dëborës. POR ndryshe paraqitet situata për pjesën më të madhe të kontinetit Europian kthjellime do ketë Pellgu i Mesdheut dhe Ishujt Britanikë. NDERSA vendet e Europës Qëndrore dhe Veriore do kenë kthjellime por mot shumë të ftohtë.